Covid-19, zbulohet ”kura” që bllokon 100% infeksionin

0 366

Një lajm të mirë japin shkencëtarët e një kompanie bioteknike në Kaliforni. Sipas tyre, ata kanë zbuluar një antitrup që bllokon komplet koronavirusin dhe e kanë quajtur atë “kura”. ”Sorrento Therapeutics”, me bazë në San Diego në SHBA, ka deklaruar se antitrupi STI-1499 ndalon 100% koronavirusin që të hyjë në qelizat e shëndetshme njerëzore.

Ilaçi i quajtur STI-1499, është një numër antitrupash qeliza imune që neutralizojnë patogjenin Covid. Një koktej antitrupash mund të veprojë si një ‘mburojë mbrojtëse’ për qelizat njerëzore, duke parandaluar hyrjen e virusit që shkakton COVID-19, SARS-CoV-2. Ai bllokon virusin nga porta kryesore e tij, një receptor në sipërfaqen e qelizave njerëzore, receptori ACE2.

Kompania thekson se mund të krijojë 200 mijë doza antitrupash në muaj, periudhë kjo që mund ta bëjë ilaçin të mundshëm shumë më shpejt sesa të pritet për një vaksinë. Kompania e ka paraqitur ”kurën” për miratim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), por ende nuk ka marrë dritën e gjelbër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.