Covid-19, Zelanda e Re shpall fitoren

0 363

Teksa Europa dhe SHBA-ja, është në luftë të frikshme me pandeminë e Covid-19, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se vendi ka ndaluar “transmetimin e fshehur në komunitet” të virusit, teksa kufizimet e rrepta të bllokimit janë planifikuar të lehtësohen nga sot në mbrëmje.

Nga ana tjetër, Ardern tha që Zelanda e Re kishte “kaluar më të keqen” e pandemisë, por duhet të vazhdojë të luftojë virusin. “Nuk ka një transmetim të fshehur në komunitet në Zelandën e Re. Ne kemi fituar atë betejë. Por ne duhet të mbetemi vigjilentë nëse duam ta vazhdojmë në këtë mënyrë”.

Zelanda e Re do të heqë bllokimin e saj të nivelit 4 i cili ka qenë në vend për më shumë se katër javë. Gjatë asaj kohe, pothuajse të gjitha bizneset janë mbyllur, së bashku me shkollat, ndërsa popullatës i është kërkuar të qëndrojë në shtëpitë e tyre për të gjitha, përveç pazareve në supermarkete dhe shëtitjet e shkurtra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.