Covid-19 zhduk kërkesën për produkte plazhi

0 5

Kur dyqanet në tregjet e hapura të Tiranës në fillim të sezonit veror janë të mbushura me produkte plazhi, këtë vit të ndikuar nga pandemia e Covid-19, numri i tyre është reduktuar ndjeshëm. Sezoni i sivjetshëm turistik në Shqipëri pritet të mbështetet kryesisht në kërkesën vendase, ndërkohë që ardhja e turistëve nga jashtë varet akoma nga hapja e ndërsjellët e kufijve midis shteteve dhe rifillimi i fluturimeve ajrore.

Në tregun e madh të Tiranës, ku gjithnjë në fund të muajit maj kishte një dyndje të klientëve që blinin produkte të plazhit si shezlongë, çadra, kamerdare, peshqirë, topa dhe frigoriferë portativ, këtë vit shumë pak tregtarë i shesin këto produkte.

Agjencia Kombëtare e Turizmit thotë se janë marrë masat e distancimit fizik për subjektet akomoduese. Rënia e kërkesës për produkte plazhit lidhet direkt me pasigurinë e pushuesve vendas dhe të huaj për sezonin veror turistik. Pjesa më e madhe e agjencive të udhëtimit në Tiranë akoma nuk kanë rifilluar aktivitetin e tyre, ndërsa edhe ato të pakta që hapur dyert ndjehen të pasigurta për sezonin turistik që po afron, për shkak të situatës kaotike.

Në tregun Çam, pak më tutje dyqanit të Rrënjollarit, një tjetër çift tregtarësh, të cilët shesin produkte të ndryshme plazhi, shkolle, e shtëpiake , shprehen se kërkesa për produktet e plazhit ka qenë afër zeros. ”Asnjë shitje, fare, zero, zero shitje për produktet e plazhit, ja aty kanë ngelur”,-tregon tregtari duke bërë me gisht nga kamerdaret të modelit ‘flamingo rozë’ që janë rreshtuar në trotuar, të cilat askush nuk i blen, ndërsa para një viti kishte kërkesë të lartë. “Klientët vijnë, pyesin, marrin çmimin dhe ikin e nuk kthehen më për t’i blerë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.