Ç’po luhet në bashkinë e Durrësit pas dorëheqjes së kryebashkiakes, Sako?

42

Valbona Sako u largua si kryebashkiake  se bëri dy gafa live në media çka krijoi pakënaqësi të madhe popullore. Tashmë gafat e saj janë hit në rrjetet sociale.

Po pse edhe nënkryetarja duhej të dorëhiqej? Ajo as nuk foli dhe as nuk tha ndonjë gjë, por ishte emëruar dhe po kryente punën e saj.

Ç’po luhet nga qeveria dhe nga klani Dako në Durrës?

Dyshimet janë se pasi të mbarojë emergjenca e këtyre ditëve, do të fillojë edhe kërkesa për përgjegjsi.

Dhe përgjegjsi penale!

Ish-kryebashkiaku Dako ka 12 vite në detyrën e numrit një të bashkisë e lejet janë firmosur nga ai. Edhe plani urbanistik që më pas ka marrë firmën e KKRT, firmosur e vulosur nga Vangjush Dako.

Nëpër koridoret e PS-së flitet se duhej të ikte dhe nënkryetarja që të rikthehej ish-zv/kryetari i kohës së Dakos.

Pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, drejtimin e bashkisë së këtij qyteti do ta marrë Zhulien Varfaj.Varfaj do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë, ndërsa merr drejtimin e qytetit të dytë më të madh në vend në një situatë kaotike si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi qytetin bregdetar mëngjesin e së martës.

Vendimi është marrë gjatë një mbledhje me urgjencë të këshillit bashkiak të Durrësit. Ndërkohë, po sot ka dhënë dorëheqjen edhe nënkryetarja e Bashkisë, Elteva Kondi, e emëruar në këtë post nga zonja Sako.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.