Dalin rezultatet, këta janë 12 rektorët e rinj në Universitetet Publike

0 372

4 mijë pedagogë dhe 70 mijë studentë kishin të drejtën e votës për krerët e rinj të 12 shkollave të larta por në këtë kohë të pandemisë të Covid-19, rekorët u zgjodhën nga votat e 718 pedagogëve dhe të 25 mijë studentëve. Votimet nga Partia Demokratike u cilësuan si të paligjshme dhe pa garë.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, pohoi se pedagogëve iu është hequr mundësia për të bërë fushatë si dhe komisionet zgjedhore janë pa legjitimet. “Nëse qeveria vijon me planin kriminal të organizimit të zgjedhjeve antikushtetuese, Partia Demokratike në qeveri do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme, që respektojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe autonominë e Universiteteve”.

Në Universitetin e Mjekësisë, rektor është zgjedhur prof. Dr. Arben Gjata, i cili mban edhe postin e kreut të Kirurgjisë dhe përgjegjësit të burimeve njerëzore gjatë pandemisë së koronavirusit. Në Universitetin Politeknik, rektor është zgjedhur Andrea Maliqari, ndërsa në “Bujqësor” është votuar me shumicë Fatbardh Sallaku. Tek Artet është zgjedhur rektor, aktori Kastriot Çaushi, ndërsa tek Sportet, Agron Kasa.

Pedagogu Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i Universitetit të Tiranës pasi ka arritur që të sigurojë 54% të votave të pedagogëve dhe studentëve. Hoxha mësohet se është votuar më shumë nga pedagogët dhe stafi akdemik, pasi ka grumbulluar 348 vota. Dy kandidatët e tjera, Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevrani, kanë marrë përkatësisht 176 dhe 122 vota.

Skënder Topi, rektor në Universitetin e Elbasanit; Suzana Golemi, rektore në Universitetin e Shkodrës; Bektash Mema, rektor i Universitetit të Gjirokastrës; Dhimitër Bello, rektor i Universitetit të Korçës; Roland Zisi, rektor në Universitetin e Vlorës; Kseanela Sotiofski, rektore në Universitetin e Durrësit.

Një nga çështjet më të kontestuara për procesin zgjedhor ka qënë zhvillimi i zgjedhjeve në kohë pandemie, duke marrë parasysh faktin që kandidatët nuk patën mundësinë që të bënin fushatë dhe shumë prej votuesëve nuk morën pjesë në votim për shkak të frikës nga një infektim i mundshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.