DASH reagon për Gjykatën Kushtetuese, nuk përmend Komisionin e Venecias

462

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me zhvillimet në Shqipëri dhe përplasjen mes qeverisë dhe Presidentit për Gjykatën Kushtetuese. Ndryshe nga qëndrimet në Tiranë, Departamenti Amerikan i Shtetit nuk përmend në reagimin e tij për “Zërin e Amerikës” dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias.

Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”.

Lidhur me zhvillimet në Shqipëri, departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.