Dasho: Shumë shpejt do të kemi vaksinën, derisa Covid-19 të bëhet si çdo grip

0 274

I sigurt u shpreh eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho në lidhje me arritjen e një vaksine për Covid-19 brenda disa muajsh, për të cilën janë duke punuar gjigandë farmaceutikë në mbarë botën.

Dasho deklaroi se sapo vaksina të jetë gati do të aplikohet tek grupet e riskut e më pas në të gjithë moshat e tjera. Sipas tij njerëzit do të krijojnë antitrupa dhe Covid-19 do të bëhet si çdo grip stinor.

“Shumë shpejt do të kemi vaksinën, brenda disa muajve. Do vaksinohet të rriskuarit, të moshuarit dhe të sëmurët me sëmundje kronike dhe më pas të gjitha grup-popullatat e prekshme. Një pjesë do të krijojnë antitrupa nga vaksinimi një pjesë tjetër nga infektimi i turmës deri në pikën kur virusi do të jetë si të gjithë viruset e tjera që do shikojmë zakonisht”, deklaroi Dasho.

Leave A Reply

Your email address will not be published.