Dasma e princeshës, veprimi që Meghan-Harry s’duhet të kishin bërë

0 355

Të gjithë e dimë që në eventin e dikujt tjetër janë disa rregulla që duhen ndjekur për t’i respektuar. Si përshembull, në një dasmë, vajzat e ftuara nuk duhet të vishen me të bardha, ose djemtë nuk mund t’i propozojnë aty partnereve, pa i marrë leje më parë çiftit që martohet.

Përveç këtyre, edhe të njoftosh që je shtatzënë, kur e gjithë vëmendja duhet të jetë tek nusja dhe dhëndri, nuk është ide e mirë por ja që Meghan Marke s’e mendoi gjatë. Në 2018-ën, kur princesha Eugenie po martohej, princ Harry dhe Meghan dhanë lajmin se do të bëheshin prindër së shpejti dhe kaq ishte. Të gjithë u morrën me bebushin mbretëror, kurse dasma e princeshës, u la në hije.

2 vite më pas, princesha Eugenie është ende e mërzitur me gjestin e çiftit. Sipas saj, ata mund të gjenin një tjetër moment për ta ndarë atë lloj lajmi me botën. Meghan dhe Harry konfirmuan zyrtarisht lajmin e shtatzënisë përmes një postimi në Instagram 3 ditë pas dasmës së Eugenie-s, në 15 tetor 2018. Sidoqoftë, hatërmbetjet mes tyre u harruan sapo Archie erdhi në jetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.