Dasma më e shkurtër në histori! Çifti divorcohet brenda 3 minutash

0 18

Një çift në Kuvajt u divorcua vetëm tre minuta pasi u martuan, kjo sepse burri i saj i ri e quajti atë ”budallaqe” para të ftuarve. Gruaja u mërzit aq shumë saqë i ka dhënë fund ditës më të bukur të jetës së saj brenda pak minutave. Ajo i kërkoi gjykatësit ta prishë menjëherë martesën dhe t’i shkurorëzojë ata. Thuhet se gjykatësi pranoi kërkesat e nuses dhe i dha divorcin në të njëjtën gjykatë. Mediat raportojnë se martesa treminutëshe e çiftit, është cilësuar edhe si më e shkurtra në histori dhe kjo ka ndodhur vetëm për një fjalë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.