Dasmat s’ndalen. Skemat sesi korruptohet policia shqiptare

0 52

Shqipëria po përballet me klime të egër nga Covid-19. Dasmat, fejesat apo gostitë ndalohen, por kjo nuk i ka penguar shumë administratorë lokalesh dhe çifte të reja, të ecin përpara me planet e tyre. Shumë prej rasteve me Covid-19 të zbuluara kohët e fundit kanë qenë mysafirë nëpër dasma dhe festa të tjera familjare. Njëra prej tyre, një 32-vjeçare nga Shkodra ndërroi jetë disa muaj më parë pasi kishte marrë pjesë në një dasmë, ndërsa një 45-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë pasi u infektua në një festë në Durrës.

As rritja e numrit të të infektuarve nuk i ka bindur qytetarët të shmangin dasmat dhe ceremonitë e tjera; ata duket se ua “kanë gjetur anën” edhe autoriteteve policore. Gazeta “Si” mëson se në dasmën e fundit që do të mbahet në një lokalet e zonës së Saukut, i cili i përket një prej të afërmëve të një politikani, familjet e të sapomartuave korruptuan policët e zonës, në mënyrë që të shmangin kontrollet, por edhe të mund të mbanin, ashtu sic e kërkon “zakoni”, aheng në shtëpi për 4 ditë rresht. Kjo dasmë, mbledh më shumë se 200 të ftuar, (100 në dasmën e nuses të shtunën dhe më shumë 100 në atë të dhëndrit të dielën.

Të dyja do të mbahen në të njëjtin lokal dhe në ambient të mbyllur edhe pse rezorti ofron edhe ambient të hapur. Sigurisht, duke qenë se rrezikon të gjobitet, ai i ka kërkuar dy familjeve të çiftit gati dyfishin e parave për mbajtjen e dasmës atje.) Kjo është vetëm një nga shembujt që tregon se dasmat, të cilat ekspertët i kanë cilësuar si bomba epidemiologjike, nuk po mbahen as fshehurazi dhe as në mënyrë të kufizuar.

Paçka se ppolicia ka ndëshkuar me 10 milionë lekë gjobë disa pronarë lokalesh në Durrës, Lezhe dhe Tiranë, shumë janë mbajtur dhe duket se do të vazhdojnë të mbahen gjatë gushtit dhe më tej. Dhe kjo është skemë që po përdoret në të gjithë vendin; bashkëpuno me policinë dhe vijo ahengun familjar i qetë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.