Debat në Kuvend/Gjuzi: Në Qafë Shtamë zbulova kanabis! Ruçi: Boll, ulu!

0 91

Sot ka Kuvend dhe seanca ka nisur si gjithmonë me replikat Ruçi-Gjuzi për çështjen e rregullores. Deputeti akuzoi se kjo qeveri ka lënë Krujën pa ujë. Madje, Gjuzi tha se e kontrolloi mbrëmë dhe në Qafë Shtamë kishte bimë të kultivuara.

“Ai i ka bërë shqiptarët të qajnë, Edi Rama i ka lënë pa ujë, sepse ka kanabis në Qafë Shtamë, e kam kontrolluar mbrëmë vetë. Nëse do të më pengoni herë tjetër për replikë, përgjegjësitë kalojnë tek ju. Nuk mund të pranoj as Murrzin kur thotë se Damiani duhet ti bëjë 100%. Qeveria transitore do të bëhet. Nuk duhet të lejojmë që në datë 30 kryeministri të marrë të gjitha nëse do të bëhet mbret, se thonë se është nip oborri, atëherë se të bëjë referendum. Më të dëmtuarit nga koalicionet është partia Konservatore”.

Kryetari i Kuvendit i kërkoi që të ulet. “Boll tani, po del jashtë procedurës. Kam një përgjegjësi që nuk kam marrë masë ndëshkimore për ndërhyrjet tuaja në mënyrë të përsëritur”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.