Debate në Komisionin e Inceneratorëve, dëshmitarja preket dhe fillon të qajë

0 150

Komisioni Hetimor i Inceneratorëve ka pushuar për pak minuta punimet pas një përplasje mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës për dëshmitaren e thirrur, Sabina Cenameri.

Diskutime ka pasur mes kryetares së Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku dhe Eduard Shalsit.

Komisioni ka thirrur të dëshmojë ish-anëtaren e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit, Sabina Cenameri, e cila gjatë mbledhjes është prekur dhe ka shpërthyer në lot. Pas disa minutave pushim, deputeti socialist, Eduard Shalsi, kërkoi që dëshmitarja Cenameri të mos thirrej për të dëshmuar për shkak të gjendjes së saj emocionale.

Më pas komisioni është përfshirë nga debatet mes anëtarëve pasi deputetët socialistë kanë deklaruar që dëshmitarja Cenameri nuk duhet të dëshmojë pasi ka qenë si dëshmitare në SPAK.

Eduard Shalsi: Pas gjendje emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di ç’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do thoja të jemi të kujdesshëm se në një gjendje emocionale të tillë, edhe pse është thirrur nga SPAK, nuk do të jetë e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë. E kam të vështirë të dëgjojë dëshminë e një njeriu që është thirrur për të dëshmuar, nuk do i shërbejë Komisionit, mjafton ta shohësh.

Jorida Tabaku: Për etikë të zonjës nuk e përmenda. Unë thashë bëjmë një pushim dhe ju e thatë çfarë doni, zonja u emocionua të disa kolegëve të mazhorancës, po vini një presion të kotë mbi zonjën. Nuk u cenua nga asgjë që thamë ne, por ju komandojmë që të mos vazhdoni.

Leave A Reply

Your email address will not be published.