Debati për rrjetin 5G, gjenerali i SHBA: Liderët e Shqipërisë të vendosin se kujt do i besojnë

531

Konferenca e mbajtur në Tiranë me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, kishte në qendër të vëmendjes edhe ndërtimin e rrjetit 5G. Gjenerali amerikan, James Jomes, në fjalën e tij përçoi një mesazh të prerë dhe të qartë për politikën shqiptare, por dhe për mënyrën se si duhej orinetuar në këtë fushë kaq sensitive për kohët e revolucionit teknologjik. Sipas tij, Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do t’i besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim”-tha ai.

Duke bërë thirrje për vigjlencë ndaj Shqipërisë, gjenerali amerikan shtoi se: “Mund ta mendojmë si një rrip dixhital dhe një strategji rrugore dhe shumë vende po bien në një strategji të rrezikshme. Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm”,- tha ai.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.