Debati presidencial/ Kundërshtarët përballen për herë të fundit para se të shkojnë në zgjedhje

0 21

Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari i tij, Joe Biden patën mbrëmë debatin e dytë dhe të fundit presidencial para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Debati mes tyre zgjati për rreth 90 minuta, ku gjatë kësaj kohe ata shkëmbyen akuza të shumta për njëri-tjetrin. Ndër çështjet që u diskuatuan në debat ishin menaxhimin i situatës së Covid-19, kujdesi shëndetësor, rrënimin e ekonomisë për shkak të koronavirusit, rracizmin në SHBA dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera.

Presidenti Trump u shpreh se duhet që të votohej për një manadat të dytë pasi SHBA falë tij kishte ekonominë më të mirë në botë para se të shpërthente pandemia si dhe u zotua se do ta rikthente Amerikën në gjendjen e mëparshme ekonomike. Ai gjithashtu e akuzoi Biden dhe paraardhësin e tij, Barack Obamën për gjenden e keqe që e kishte lënë Amerikën. Trump gjithashtu në debat preku edhe skandalin që doli në media për djalin e Joe, Hunter Biden i cili u akuzua se kishte kontrata punë të parregullta me shtete si Kina dhe Ukraina.

Joe Biden u mbrojt nga akuzat për djalin e tij, duke thënë se nuk është marrë kurrë më punët e Hunter dhe se nuk ka marrë kurrë lekë borxh nga shtetet e tjera. Joe u shpreh se nëe do të zgjidhej president do ta bashkonte vendin dhe jo ta përçante njësoj siç e bëri Trump. Ndër akuzat e tjera që lëshoi Biden, ishin edhe për protestat anti-rracore që ndodhën në Amerikë këtë vit për shkak të vrasjes së George Floyd, ku e quajti Trump-in një ndër Presidentët më rracist në historinë e Presidentëve të SHBA-së.

Sipas një sondazhi të kryer nga mediat e huaja, Presidenti Trump gjatë kohës së matur Donald Trump foli 3 minuta më shumë se Joe Biden edhe pse fituesi i debatit ishte ky i fundit me 53% të votave të publikut ndërsa presidenti aktual mori vetëm 39%. Shoqata e gazetarëve në SHBA, fituesen e debatit nxorën moderatoren Kristen Welker për aftësitë gazetareske shumë të mira që tregoi në debat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.