Dëgjesa për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë Nr. 6 dhe Njësinë Zall-Herr, 8 godina duhet të ndërtohen nga e para

0 16

Nga salla e Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës zhvilloi sot dëgjesën e radhës me inxhinierë për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësinë 6 në Kombinat, si dhe Njësinë Zall-Herr, ku qytetarët patën mundësi të ndjekin analizën e thelluar të ekspertëve nëse ato ndërtesa duhen prishur, për t’u rindwrtuar, apo rikonstruktuar. Nga analiza rezultoi se 8 pallate, kryesisht në Kombinat, kanë pësuar dëme tepër të rënda dhe kostoja e rikonstruksionit të tyre e tejkalon vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para. Për këtë arsye, sipas ekspertëve, këto objekte duhen prishur për t’u rindërtuar nga e para.

Më konkretisht nga analiza e ekspertëve të ndërtimit rezultoi se:

– Pallati 138 në rrugën “Llambi Bonata”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 148.4% të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati 152 në rrugën “Haki Stermilli”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 126.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati 158 në rrugën “Llambi Bonata”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 157 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati 161 në rrugën “Sokrat Mosko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 146.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati 168/2 në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 86.73 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati 140 në rrugën “Haki Stermilli”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 124.2% të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati 14 në rrugën “Llambi Bonata” në Kombinat-Tiranë, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 102.5 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

– Pallati nr.6 në DRITAS – Njësia Administrative Zall-Herr, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 138.9 % të vlerës nëse do bëhej i ri.

Bashkia e Tiranës do të vijojë me seancat dëgjimore publike me ekspertë dhe inxhinierë për çdo vendimmarrje në lidhje me pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjer në rindërtimin e këtyre pallateve, familjet e prekura marrin pagesën e qirasë nga Bashkia e Tiranës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.