Deklaratat e Lavrov, Vasili : Dëshmojnë se “Ballkani i Hapur” është një nismë Ruso-Serbe

0 20

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtën rus Sergei Lavrov, që foli me tone të ashpra pas anulimit të vizitës së tij në Serbi.

Lavrov tha se Brukseli po tërheq fijet dhe se nuk po mbështet “Ballkanin e Hapur”.

Ndërkohë sipas Vasilit, Lavrov rikonfirmoi sipas tij se Ballkani i Hapur është një nismë Ruso-Serbe.

Postimi i Vasilit:

Lavrov dekonspiron Ballkanin e Hapur si nisme Ruso Serbe!!
Sot Lavrov nxjerr haptas ne shesh qe Ballkani i Hapur eshte nje strategji Ruso Serbe.
Ai tha sot: Lavrov: Natyrisht, ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e kanë dashur këtë, nuk kanë dashur që ne t’i shprehim mbështetjen tonë për Beogradin, ndër të tjera, projektin e Ballkanit të Hapur. Tashmë është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan ta kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur- tha ministri i Jashtëm rus. Pak jave me pare i kerkova Parlamentit Shqiptar me Amendament daljen e menjehershme nga Ballkani i Hapur si nje nisme Ruso Serbe dhe anti Euroatlantike.
Votimi kunder ishte nje votim tradhetaresh. Ja ku e keni deshmine tronditese ne fjalet e Lavrov.
Letrat u hapen, Rama eshte thjesht nje sherbetor i bindur i interesave Ruso Serbe.

Leave A Reply

Your email address will not be published.