Dekreti i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, Yuri Kim: Ky është hap gjigand

0 295

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja Kim shprehet se ky është një lajm i madh dhe nesër, pas betimit të Përparim Kalos, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.

“LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do e mbyllë 2020 me një GJK funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha!”,- shkruan Yuri Kim në një postim në Facebook.

Ambasadorja e SHBA shton se me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria plotëson një nga dy kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Ky është rezultat i një veprimi urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Flamuri i Shqipërisë tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime popullit të Flamurit të Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara!”,- shkruan Yuri Kim në reagimin e saj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.