Del studimi shqetësues, antitrupat zgjasin 2 muaj

0 265

Për kohëzgjatjen e antitrupave janë kryer disa studime në vende të ndryshme të botës. Në disa studime në Britaninë e Madhe dhe Australi janë konstatuar edhe antitrupa që zgjasin deri në 6 muaj, por ato krijohen kryesisht tek pacientët që kalojnë infeksione të rënda.

Së fundmi është zbuluar se antitrupat e zhvilluar nga infektimi me Covid-19 zgjasin rreth 2 muaj për personat që kalojnë një infeksion të moderuar dhe jo në faza të rënda. Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar në revistën shkencore ”Nature”, nga një grup shkencëtarësh francezë në fushën e mjekësisë në bashkëpunim me Universitetit të Sorbonës në Paris.

Këto antitrupa nisin të zhduken më shpejt se kategoritë e tjera dhe zgjasin jo më shumë se 2 muaj. Ndërsa anti-trupat IgG që konsiderohen edhe si mbrojtësit më afatgjatë, nisin të zhduken pas 2 deri në 3 muajsh nga shfaqja e simptomave të para të infeksionit me Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.