Del videoja sesi Rama e joshi Nasip Naçon me verë dhe raki: Eja vëlla…

0 329

Nasiç Naço, ish-deputet dhe ish-ministër i LSI, njoftoi sot kalimin me PS-në. Një video e publikuar në Dosja.al tregon një bisede të kryeministrit Edi Rama, Lefter Kokës dhe Nasip Naços. Në pamjet që mund të shihni në video, kryeministri shihet i shoqëruar me ish-ministrin tjetër të LSI-së, Lefter Koka dhe Damian Gjiknurin teksa konsumojnë verë në një restorant. Kryeministri e fton disa herë Nasip Naçon të takohet me ta dhe të konsumojë verë, ndërsa Koka i thotë kryeministrit se Naço do i bashkohet PS.

BISEDA E NASIP NACOS DHE RAMËS:

Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).

Hë mo fol ti…

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo.

Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip.

Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij.

Edi Rama: O Nasip, raki skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.