Dënime të ashpra për përdhunim, ja rastet e frikshme

0 23

Abuzimet seksuale dhe historitë e bëra publike kanë tronditur opinionin publik. Drejtësia është bërë edhe më e fortë për këto vepra penale. Gjykata dënoi gjatë ditës me 11 vite burgim dy të rinj nën akuzë për ngacmimin e një turisteje amerikane. Artur Hyka dhe Gesjan Gjoshi u shpallën fajtorë, pasi siç thotë turistja ajo kishte dalë xhiro me biçikletë kur dy të rinj tentuan ta përdhunonin.

Dënimi më i rëndë u kërkua nga prokuroria për Englet Collakun. Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 17 vite burgim pasi sipas hetimeve të palës greke ai përdhunoi një vajzë të mitur. Fëmija u pyet nga psikologët dhe tregoi se në dy raste kishte tentuar të vetëvritej, pasi ai e shantazhonte dhe e kërcënonte se do ti postonte fotografitë në facebook. I akuzuari më pas u kthye në Shqipëri dhe morri mbiemrin e gruas për ti shpëtuar drejtësisë, por pala greke dërgoi për të një dosje voluminoze ku jep detaje të rënda të abuzimit të fëmijët.

Rasti i tretë është ai i përdhunimit të një djali 12 vjeç, gjyqi u zhvillua ne dyer të mbyllura për të ruajtur të dhënat e fëmijës. Përdhunuesi e joshi fëmijën me rroba dhe premtoi se do ta bënte piktor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.