Denoncimi i LSI, Ibrahimaj: Faktet s’janë të reja. I kemi kallëzuar në 2018

0 24

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, në lidhje me akuzat dhe faktet e publikuara ditët e fundit, nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, për dosjen e vitit 2018 mbi skemat e mashtrimit, dhe evazionin fiskal në lidhje me inceneratorët.

Sipas Ibrahimajt, asgje nga faktet e nxjerra nuk është e re. Sipas saj në dhjetor të vitit 2018 Adminisatrata Tatimore ka referuar prane Prokurorise nje skeme mashtrimi qe lidhej me pastrim parash, ku jane referuar 20 subjekte dhe bashke me to 24 individe pergjegjes per krijimin e ketyre skemave te mashtrimit.

Më tej, ministrja theksoi se këto nuk jane dukuri te reja dhe shqiptare, por të perhapura në gjithë vendet e botës dhe në vendin tonë kanë filluar të shumohen mbas vitit 2017. Ibrahimaj u shpreh se nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë dhe në disa raste ka pasur dhe të dënuar.

“Zhurma e madhe e diteve te fundit e krijuar ne kuadër te nje lufte, ne vigjilje te nje proteste te lajmeruar, e cila nxit zhvillimin e nje revolucioni imagjinar. Asgje nga faktet e nxjerra ditet e fundit nuk eshte e re.

Te gjitha faktet lidhen me procese te kryehen vite me pare nga Administrata Tatimore.

Ne dhjetor 2018 Adminisatrata Tatimore ka referuar prane Prokurorise nje skeme mashtrimi qe lidhej me pastrim parash, jane referuar 20 subjekte për te cilat bashke me to 24 individe pergjegjes per krijimin e ketyre skemave te mashtrimit.

Kjo ka nisur nga një punë disa mujore e Hetimit Tatimor, ku janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve. Konkretisht, janë krijuar subjekte fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së.

Këto subjekte blinin e shisnin me kompani të krijuara, dhe kompanite qe i shisnin ketyre subjekteve perfitonin duke shkarkuar inventaret e tyre prane subjekteve bashke me TVSH nderkohe qe subjektet fiktive i shisnin kompanive blerese produkte në varësi të fushës së veprimit me qëllim fryrjen e shpenzimeve e mos pagesën e TVSH.

Këto nuk jane dukuri te reja e nuk jane dukuri shqiptare, por te perhapura ne gjithe vendet e botes dhe ne Shqiperi kane filluar te shumohen mbas vitit 2017.

Nga ai vit janë 34 subjekte që janë referuar nga hetimi tatimor pranë prokurorisë ku kane qenë të përfshira 141 subjekte, pra 34 procedura që janë referuar pranë Prokurorisë.

Pjesë të këtyre kanë përfunduar me një vendim gjykate per zbatim ku ne disa raste ka pasur dhe te denuar, pjese e tyre jane ende ne hetim dhe vijojne procedurat”-tha Ibrahimaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.