Denoncimi nga PD: Jo 62 të vdekur në Shkodër, por 80 jetë të humbura nga Covid-19

0 289

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia i është rikthyer akuvae për fshehje të viktimave nga Covid-19, pasi sipas tij, Shkodra është një nga shembujt tipik të fshehjes së të vërtetës nga qeveria. Ai thotë se vetëm Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, dhe jo 62 humbje jete sipas raporton Ministria e Shëndetësisë.

”Pasi e la pa teste të mjaftueshme për muaj të tërë, qeveria po i mohon Shkodrës edhe të vdekurit. E bën për të përfituar politikisht duke falsifikuar të vërtetën. Dua të sjell para jush sot një shembull të fshehjes së numrit të fataliteteve në Shkodër. Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë-Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të nëntorit. Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe. Vetëm Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë regjistruar 80 vdekje Covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun. Asgjë nuk është më kriminale se kaq. Të fshehësh numrin e viktimave për politikë, është përtej çdo norme njerëzore”, thotë Spahia.

Nga ana tjetër, ai akuzon se Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19, për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga koronavirusi.

”Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë. Kjo qeveri po manipulon të dhënat për të mbuluar dështimin dhe përgjegjësinë e saj”,-shtoi më tej.

Leave A Reply

Your email address will not be published.