Deportimi i ”gulenistit”, Avokati i Popullit: Ka problematika me procedurat e policisë

0 306

Në lidhje me deportimin e shtetasit turk Harun Çelik nga vendi ynë në fillim të këtij viti, Institucioni i Avokatit të Popullit, ka përpiluar një hetim të hollësishëm.

Avokati i Popullit i ka nisur një listë me rekomandime Policisë së Shtetit duke i kërkuar asaj të marrë masa për respektimin e të drejtave të të huajve në Republikën e Shqipërisë, konform me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

Avokati i Popullit ka konstatuar problematika në lidhje me procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e përpiluar nga autoritetet e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë për rastin e deportimit të shtetasit turk Harun Çalik, ndaj i ka rekomanduar Policisë së Shtetit të kryejë një analizë të hollësishme të tyre.

Po ashtu, Avokati i Popullit ka kërkuar hartimin e një udhëzuesi që do të shërbejë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë nga ana e Policisë së Shtetit. Avokati i Popullit ka tërhequr vëmendjen që situata të tilla si ajo me shtetasin turk Harun Çalik duhet të mos përsëriten në asnjë mënyrë në të ardhmen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.