Deputeti i njohur thirrje Yuri Kim: Ruaj pozicionin tënd! Në një vend të huaj do ishe shpallur “Non Grata”

0 168

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike Edi Paloka komentoi deklaratën e ambasadores Yuri Kim në lidhje me kandidatët që sponsorizohen nga individë të shpallur non grata.

Ai tha se në çdo vend tjetër do kishte një reagim për deklaratën e ambasadores deri në shpalljen non grata të saj.

“Ne kemi kërkuar na jepni prova për këto që akuzon zoti Berisha. Ky është rasti i fundit kur shqiptarëve u thuhet votoni ato që themi ne jo ato që doni ju. Në poza dashurie me ta që të tregohen marrëdhëniet që ka me këtë qeveri. Si mund t’u thuash demokratëve mos votoni një njeri që e keni zgjedhur vetë. Çfarë iu thua shqiptarëve të votojnë kandidatët e Edi Ramës. I bëjmë thirrje të ruajë pozicionin e saj.

Dikur ajo shprehej se ka disa njerëz që përpiqen të prishin marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA por sot ajo jeni ju zonja ambasadore. Mos harrojmë janë demokratët ata që nga dita e parë e pluralizmit në Shqipëri janë shprehur se janë adhuruesit e SHBA. Një sjellje e një ambasadori të huaj në një vend tjetër nuk do kalonte pa reagim. Do kërkohej edhe shpallja non grata e ambasadorit. Ne jemi njerëzit më pro amerikanë të këtij vendi. Ajo që mund të ndodhë është se mund të krijohen pakënaqësira”, u shpreh Paloka për Abc News.

Leave A Reply

Your email address will not be published.