Deputetja-Ballës: Katastrofë është tifozllëku juaj. Mos harroni 15 kushtet e Integrimit

0 28

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, për opinonin e Venecias referuar mendimit të komisionit mbi veprimet e Presidentit Meta, tha se duhen lexuar siç duhet dhe jo si tifoz.

Në një reagim mbi këtë qëndrim të PS-së, deputetja Fatjona Dhimitri, thotë se interpretimi i drejtë i një ligji dhe shqyrtimi i drejtë i një projektligji nuk quhet tifozllëk, por do të thotë të kryesh punën ashtu si duhet.

Nga ana tjetër, ajo thotë se katastrofë është tifozllëku i kësaj mazhorance që për të, po e orienton vendin tonë drejt rrugës së gabuar. “Rilindja qeverisëse nuk do tifozllëk, e tendosur prej frikës se del blof me paudhësitë partiake”.

Deputetja i kujton Ballës edhe15 kushtet e Integrimit.

Postimi i plotë

Për ata që e quajne “tifozllëk” interpretimin e Raportit të Komisionit të Venecias! Interpretimi i drejtë i një ligji dhe shqyrtimi i drejtë i një projektligji nuk quhet tifozllëk, por do të thotë të kryesh punën ashtu si duhet. Tifozllëk do të thotë të ngulësh këmbë në marrëzi e ide të dëmshme përmes adhurimit partiak për qeverinë e Rilindjes.

Katastrofë është tifozllëku i kësaj mazhorance që po e orienton vendin tonë drejt rrugës së gabuar, duke shpërdoruar paratë e buxhetit të shtetit në mënyrë abuzive. E kuptoj që Rilindja qeverisëse nuk do tifozllëk, e tendosur prej frikës se del blof me paudhësitë partiake.

Ka ardhur koha të çlironi fjalen e lirë nga zinxhirët tuaj sepse së pari ju bën mirë juve. Kjo është demokracia! Por hajde kuptojeni. Dhe mos harroni 15 kushtet e integrimit ne BE se pastaj do detyroheni të thoni prapë “mos bëni tifozllëk”!

Leave A Reply

Your email address will not be published.