Deputetja e PS: Shoqëria bëhet më e mirë nëse ka reagim qytetar, policia të sillet më mirë

0 372

Deputetja e Partisë Socialiste, Eglantina Gjermeni, komenton protestat e ditëve të fundit. Deputetja vrasjen e Klodian Rashës, e vlerëson si një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa shtoi se zemërimi është evident, por nuk duhet të kalojë në akte dhune.

”’Kjo që ka ndodhur është një tragjedi, shumë e rëndë, nuk duhet të kishte ndodhur. E gjithë shoqëria është e tronditur, pas vrasjes së 25-vjeçarit krejtësisht të pafajshëm. Rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa prokuroria po bën hetimin. Dhimbja, trishtimi, zemërimi, janë normale. Reagimi qytetar është normal. Të gjithë duhet të reflektojmë se çfarë duhet të bëjmë ndryshe dhe më mirë. Reagimi qytetar duhet të jetë për çfarëdolloj ngjarjeje. Shoqëria shqiptare do të bëhet më e mirë nëse ka reagim qytetar, si protesta për armët kimike, protesta e studentëve. Sa i përket dhunës në këtë protestë dhe përdorimi i të miturve, janë akte që krijojnë ndjesi pasigurie dhe keqardhjeje”, u shpreh Gjermeni.

Sa i përket reagimit të policisë, Gjermeni është shprehur se ka vend për të bërë më mirë. ”Mendoj se duhet reflektim sa i përket përzgjedhjes së punonjësve të policisë, sa i përket rritjes së profesionalizimit të tyre. Nga ana tjetër, edhe qytetarët shqiptarë meritojnë një polici më të mirë, por këta policë janë edhe heronjtë tanë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.