Deputetja shqiptare në Kroaci: Shqiptarët strehuan shumë familje pas tërmetit

0 333

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj ka treguar se shqiptarët kanë strehuar shumë familje në Kroaci që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të fortë që shkaktoi 7 viktima. Nga ana tjetër, shqiptarët atje kanë hapur edhe një faqe për mbledhjen e fondeve, ndërsa deputetja ka përmendur edhe rastin kur një familje shqiptare e cila është pronare e një furre në Petrinja të Kroacisë, kanë dhënë bukë për të prekurit nga tërmeti.

”Atë ditë, bashkë me mu, ata i kanë dërguar mbi 2 mijë bukë. Shumica prej tyre janë nga rrethi i Hasit, dhe për çdo ditë dërgojnë bukë për të prekurit. Shumë nga ta ka edhe që i marrin për t’i strehuar në banesat e tyre”, tha ajo në ”RTV Dukagjini”. Rreth 20 mijë shqiptarë jetojnë në qytete të ndryshme në Kroaci, por sipas deputetes ka shumë të tjetë që nuk janë deklaruar.

”Në Kroaci kemi rreth 20 mijë shqiptarë, të deklaruar si shqiptarë që jetojnë, por ne mendojmë që ekzistojnë më shumë se kaq. Ne e kemi këtu një pjesë, kur fëmija që lind e nuk i kanë prindërit me origjinë nga kroate, atyre hapësira ku u shkruan kombësia nuk e plotësojnë, e lë ë të zbrazët në mënyrë që ata kur të arrijnë moshën madhore të zgjedhin vet sesi duan të shkruhen, si ndjehen ata. Ka shumë më shumë shqiptarë, por që nuk janë të deklaruar”, u shpreh Lekaj-Psljaskaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.