Dërgoi Gjermaninë në majën e botës, Klubi BIG i Europës do në stol Joachim Low

0 58

PSG po kërkon një trajner të ri. Francezët janë të zhgënjyer me atë që bëri tekniku Pochetino këtë sezon, pasi nuk u arrit fitimi i Champions League.

Drejtuesit kanë nisur nga puna dhe janë në gjurmët e një pasuesi.Sipas Goal, po mendohet seriozisht ulja në pankinë e një eksperti si Joachim Low, i cili ka mbetur papunë pas largimit nga Kombëtarja e Gjermanisë (U shpall kampion bote me këtë Përfaqësuese). 62 vjeçari shihet si njeriu i duhur që mund të dërgojë PSG-në në majat e futbollit europian. Edhe për vetë Low duket një mundësi e mirë për të treguar atë që di të bëjë më mirë, pasi në skuadër jo vetëm që do mbërrinin emrat që do kërkonte, por edhe grupi aktual është i mbushur plot me yje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.