Dëshmorit Selami Musai i ngrihet bust në Tiranë. Veliaj: Ruçi më shtyu

0 369

Dëshmorit tepelenas dhe ‘’Heroit të Popullit’’, Selami Musait i është ngritur bust në Tiranë 100 vite pas ra në Luftën e Vlorës. Në ceremoni ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj cili tha se për këtë projekt e shtyu kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe theksoi se gjithmonë dikush me bërryl duhet të kujtojë në mënyrë konstante për të kujtuar figurat historike.

”Ruçi më shtyu që të bëhet ky projekt në 100- vjetorin e Tiranës. Dikush me brryl duhet të na kujtojë në mënyër konstante. Mënyra më e mirë për të kujtuar Selami Musain në 100- vjetorin e Tiranës. Dua që t’i japim një mirënjohje, një miku të pakënduar, një heroi të heshtur Ladi Llaka, profesori i arteve, skulptori që ka realizuar këtë vepër. Për të kujtuar të kaluarën dhe për t’i pasur përjetësisht mes nesh figurat historike. Si nip Vlore, nga Velça më takonte të isha i përfshirë në këtë projekt. Një popull që nuk e di nga ka ardhur nuk e di ku do shkojë. Kemi mbërritur këtu falë betejave konstante. Të kujtojmë si një burrë 63-vjeç, asnjëherë nuk është vonë për kombin tënd. Dje kisha takim me të rinj. Më thanë që ishin shumë të rinj për të bërë ndryshim. Por për 2020 njeriu i vitit është Greta Thunberg, një 16- vjeçare. Kemi mjaftueshëm shembuj se cilëndo moshë përfaqësojnë nuk është shumë i ri apo shumë i vjetër për t’i shërbyer këtij vendi”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.