Dështon raundi i tretë, s’ka president konsensual

0 35

Është mbajtur ditën e sotme seanca plenare e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, e cila u ezaurua pa kandidat. Asnjë propozim nuk u dorëzua në Kryesinë e Kuvendit brenda afatit.

Është djegur kështu edhe mundësia për të pasur një president konsensual mes maxhorancës dhe opozitës. Në këtë mënyrë duket se Presidenti i ri i Republikës do të zgjidhet vetëm me votat e socialistëve. Dy raundet e fundit kërkojnë vetëm 71 vota për të mbështetur që do të zgjidhet President i vendit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.