Destinacion i papritur për Cristiano Ronaldon

0 276

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United, një bashkëjetesë e destinuar të përfundojë përpara kohe.

Pas rikthimit të bujshëm gjatë verës, ylli portugez duket se është mërzitur në “Old Trafford”. Prej rezultateve zhgënjyese të ekipit, por edhe prej situatave të pakëndshme të krijuara nga vendimet e drejtuesve, Ronaldo është penduar për transferimin te “Djajtë e Kuq” dhe i ka kërkuar menaxherit Jorge Mendes që t’i gjejë një ekip të ri.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Barcelona mund të jetë destinacioni i ri. Katalanasit ishin interesuar edhe gjatë vitit të kaluar, por tashmë negociatat mund të bëhen konkrete.

Leave A Reply

Your email address will not be published.