Dhuna çnjerëzore ndaj aktivistëve, gratë u tërhoqën zvarrë në Sheshin ”Skëndërbej” (FOTO)

0 415

Pas vendimit të qeverisë ”Rama 2” që e kalon pronën shtetërore të Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë së Tiranës, këtë të shtunë qytetarë dhe aktivistë të shumtë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dolën në protestë në sheshin ”Skëndërbej” për të mbrojtur këtë trashëgimi kulturore.

Menjëherë sa nisi protesta paqësore dhe duke i’u përmbajtur situatës ndaj pandemisë Covid-19, ku duhet theksuar se sheshi sot ishte i tejmbushur me qytetarë që kishin dalë edhe për ajër të pastër, Policia e Shtetit nisi menjëherë shoqërimet e protestuesëve, duke i tërhequr edhe zvarrë, gra dhe burra, pa pyetur edhe nëse kishin dalë për të marrë ajër.

Pikërisht sot në Ditën e Europës, britmat nga Shqipëria, ishin ato të dhunës, të dajakut të frikshëm të oficerëve të policisë që nuk kishin as masat mbrojtëse ndaj Covid-19, ndaj zonjave dhe nënave tona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.