Dhuna ndaj Kryeredaktorit të ”KJ”, Qamil Xhani/Rinia republikane: Veprime skandaloze të një regjimi klasik policor

0 309

Albi Jahelezi, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Republikane, ka dënuar shoqërimin dhe dhunimin e kryeredaktorit të ”Koha Jonë”, Qamil Xhani nga Policia e Shtetit. Përmes një deklarate për shtyp, Jahelezi thotë se këto janë veprime skandaloze të një regjimi klasik policor. ”Protesta është qëndrimi më i drejtë i shqiptarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe largimin me votë të regjimit të Edi Ramës”,-tha më tej.

Reagimi i plotë

Rinia republikane dënon ashpër dhunën esktreme policore ndaj popullit që proteston në të drejtën e vet, në vecanti dhunën karshi rinisë e cila është gjakosur dhe dergjur në komisariate

Shoqërimi i dhunshëm i mbi 50 minorenëve është një akt krejtësisht kriminal. Rinia republikane mbështet protestën e shqiptarëve kundër shtetit policor, korruptiv dhe kriminal

Marrja me forcë e kryeredaktorit të gazetës “KOHA JONE” dhe shoqërimi i tij në komisarit, janë veprime skandaloze të një regjimi klasik policor që kërkon të marrin frymën dhe ti heqin zerin shqiptarëve duke e barazuar Shqipërin me vendet tiranike.

Protesta është qëndrimi më i drejtë i shqiptarëve për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe largimin me votë të regjimit të EDI RAMËS.

Leave A Reply

Your email address will not be published.