Dhunë dhe përplasje tek protesta para Kryeministrisë (FOTO)

0 301

Vendimi i qeverisë për të mbyllur jetën e natës, nuk është pritur mirë nga pronarët e klubeve të natës dhe nga vetë këngëtarët. Shoqata e bareve, pronarët e klubeve të natës dhe artistët kanë dalë sot sërish në protestë.

Që në nisje të protestës, Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën dhe ka shoqëruar disa persona. Siç shihet dhe nga fotot, Policia është në numër të shtuar në këtë protestë dhe nuk lejojnë që qytetarët të protestojnë.

Në terren janë Forcat e Rendit dhe Shqiponjat, që nuk kanë kursyer as dhunën kundër personave që kanë shoqëruar për në Komisariat. Në protestë kanë dalë artistë, qytetarë dhe pronarët e klubeve, bareve e lokalve të cilët preken nga Aktit Normativ, pasi nuk mund të ushtrojnë aktivitetin pas orës 20:00.

Leave A Reply

Your email address will not be published.