Dhurimi i gjakut në Myftininë e Korçës, Meta: Mirënjohje për imamët dhe rinisë për kontributin human

0 286

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në qytetin e Korçës në kuadër të nismës së ndërmarrë nga ”Aleanca për Dhurimin e Gjakut” në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Teksa ka shprehur mirënjohjen për Myftininë e Korçës, përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit ka vlerësuar aktin human të të rinjëve të këtij qytetit. ”Mirënjohje për Myftiun, Ledian Cikalleshi dhe të gjithë imamët myslimanë, për impenjimin e tyre mbresëlënës për ndërgjegjësimin e qytetarëve të Korçës mbi nevojën e dhurimit të gjakut, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë të pandemisë Covid-19 dhe masave kufizuese, që kanë ndikuar në uljen drastike të dhuruesve”,-shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë nga Presidenti Meta

Myftinia e Korçës ju bashkua sot kauzës fisnike të dhurimit të gjakut, duke ftuar besimtarët dhe të rinjtë e këtij qyteti për të dhënë kontributin e tyre human në ndihmë të fëmijeve talasemikë dhe të sëmurve kronikë.

Mirënjohje për Myftiun, Ledian Cikalleshi dhe të gjithë imamët myslimanë, për impenjimin e tyre mbresëlënës për ndërgjegjësimin e qytetarëve të Korçës mbi nevojën e dhurimit të gjakut, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë të pandemisë Covid-19 dhe masave kufizuese, që kanë ndikuar në uljen drastike të dhuruesve.

Duhet të vazhdojmë të punojmë të gjithë së bashku, për të nxitur akoma më shumë kulturën e dhurimit të gjakut, duke vënë në jetë edhe atë çfarë na mësojnë besimet fetare, mbështetjen dhe ndihmën për më të pamundurit, më të dobëtit, të braktisurit dhe të varfërit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.