Diamanti i zi miliardavjeçar “Enigma” shitet për 3.16 milionë paund

0 170

Një diamant i zi miliardavjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 3.16 milionë paund (4.3 milionë dollarë).

I quajtur Enigma, guri i çmuar prej 555,55 karatësh, i cili peshon pothuajse njësoj si një banane, pritej të merrte më shumë se 4,4 milionë funte në aksionin online.

Drejtuesi i ankandit Sotheby’s tha se “blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedhën për blerjen”.

Ekzistojnë teori të ndryshme rreth origjinës së gurit, një nga të cilat është se ai u transportua në Tokë nga një asteroid.

Sotheby’s nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, doli në mediat sociale me pretendimin se ai ishte blerësi i “Enigma”-s.

Ai u tha më shumë se 180 mijë ndjekësve të tij në Tëitter se “sapo të kryhej pagesa dhe të merrej zotërimi”, guri do të riemërohej “diamanti HEX.com”, duke iu referuar platformës blockchain që ai themeloi.

Diamanti është një karbonado, i cili është një nga format më i vështirë i diamantit natyror.

Karbonadot janë jashtëzakonisht të rralla dhe janë zbuluar ndonjëherë vetëm në Brazil dhe në Republikën e Afrikës Qendrore.

Për shkak se ato përmbajnë, një mineral që gjendet vetëm në meteorë, besohet se diamanti e ka origjinën nga hapësira.

Leave A Reply

Your email address will not be published.