Dimër në korrik. Në Përmet bie breshër, përmbytje në Berat (VIDEO)

0 407

Kjo e dielë ku jo të gjithë ishin në plazh, tregoi se me motin nuk ka shaka. Kapriçot e motit, bënë që në Përmet të duket sikur erdhi dimri. Për disa minuta ka rënë breshër, si pasojë duke shkatërruar edhe pemët frutore të mbjella në 6 fshatra.

Në qytetin e e Beratit, si pasojë e shiut të dendur janë shkaktuar përmbytje në qendër të qytetit. Shkak janë bërë pusetat e bllokuara të cilat nuk kanë bërë të mundur tërheqjen e ujit, për këtë arsye, Drejtoria e Ujësjellës Kanalizime në Berat kanë hapur kapakët e pusetave për të tërhequr sa më shumë ujin.

Nga ana tjetër, shiu u ka prishur pushimet turistëve edhe në Vlorë. Të detyruar për shkak të motit të keq, pushuesit i janë larguar bregdetit, duke shkaktuar kështu një trafik të rënduar në rrugën Orikum-Radhimë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.