Diskutimet për Presidentin e ri/ Reagon “flakë për flakë” Ervin Salianji dhe zbardh prapaskenat e procesit

0 27

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me diskutimet për negociatat për përzgjedhjen e presidentit të vendit.

Sipas tij, pjesëmarrja “pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e mëdha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend!”

“Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi nj? pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejsh?m të saj dhe duke mos bër? asnjë përpjekje për atë që PDSh e ka emergjence, çdo përpjekje dhe tentativa të pafundme për tu bashkuar! Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi!”, shkruan Salianji.

Reagimi i deputetit Ervin Salianji

Pjesëmarrja pa busull në farsën e Ramës për president çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah dëmet e mëdha që po i shkaktohen opozitës dhe padiskutim demokracisë në vend!

Siç dhe i interesonte Ramës ky proçes e mban fokusin e opinionit tek telenovela e presidentit, zhvendos fokusin nga rritja stratosferike e çmimeve, abuzimet e përditshme të qeverisë, rritja e taksave, gjobat ndaj biznesit, goditjet ndaj bujqësisë, monopolet oligarkike! Tema që nuk po diskutohen në publik sepse kurthit të Ramës i ranë pas me nxitim dhe pa shumicën e grupit parlamentar të PDSh.

Ky proçes zbardhi dhe më shumë atë që dihej, autokrati nuk lëshon asgjë, do vetem për garniturë opozitën duke bërë sikur bën lëshime të mëdha të tipit e shtyjme nga 5 ditë në 7 datën e raundit ????????

Për fat të keq Rama me lojën e tij tërhoqi nj? pjesë të opozitës që megjithëse pakicë, për protagonizma dëmtoi rëndë opozitën duke krijuar idenë e frangmentarizimit të mëtejsh?m të saj dhe duke mos bër? asnjë përpjekje për atë që PDSh e ka emergjence, çdo përpjekje dhe tentativa të pafundme për tu bashkuar! Ky është një rast ku gjithë opozita duhet të ulet në një tryezë diskutimi!

E meqë ra fjala dy komisioneve të posaçme për reformën territorriale dhe reformën zgjedhore po ju vjen fundi i afatit dhe ende nuk dimë gj? pse opozita nuk po dërgon emrat?

Leave A Reply

Your email address will not be published.