Dita botërore e HIV, pandemia frenoi testimet

0 318

667 persona me HIV janë duke u trajtuar aktualisht në Shqipëri, mes të cilëve 12 janë fëmijë. Në ditën botërore të këtij virusi, ekspertët sugjerojnë shtimin e testimeve për kapjen e hershme të stadit të sëmundjes. Frika nga përhapja e Covid-19 bëri që personat e dyshuar me HIV mos të kryenin testimet. Koordinatori Kombëtar për HIV pranë ISHP-së, dr. Roland Bani, tregon se testimi i popullatës ka një rendësi të veçantë për gjurmimin e stadeve fillestare të këtij virusi.

“Kemi 667 persona në terapi, 12 janë fëmijë. Kemi bërë funizimin me medikamente për muajt pasardhës për pacientët. Infektimi nga Covid-19 është po ashtu risk për këta persona, deri tani kemi 8 të infektuar”,-tha Bani.

Midis këtyre shifrave, shoqata e personave me HIV, sheh të njëjtin problem të mbartur, atë të kapjes së sëmundjes në stade të avancuara. “75% e pacientëve të testuar janë në terapi me antiretroviralë”,- nënvizoi më tej.

A mund të krijojnë familje personat që trajtohen nga virusi HIV?. “Sigurisht që po. Kemi raporte që dy partner pozitivë kanë bërë fëmijë negativë. Ose partner pozitivë që nuk ia kanë përcjellë partnerit tjetër. Aktualisht, kemi 13 fëmijë negativë nga martesa e personave me HIV”,-theksoi Dr.Roland Bani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.