Dita-ditës po thyhen rekordet/MSH: 57 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

0 371

Dita-ditës po thyhen rekordet e të infektuarve në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 57 raste të reja me Covid-19, më shumë se ditën e djeshme, si asnjë herë më parë nga fillimi i pandemisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 57 raste pozitive.

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier. Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë një ndryshime të sjelljes së qytetarëve dhe bizneseve, atëherë do të rikthehet karantina.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

Kruja ka numrin më të lartë të rasteve ditore, me 16 të prekur që lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre, e ndjekur nga Tirana me 14 raste, 9 në Vlorë, 8 në Shkodër, 6 në Lushnje, 2 në Pukë, 1 në Durrës, 1 në Fier.

Hetimi epidemiologjik

Ndërkohë që janë në hetim shumë raste të reja në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Krujë.

Raste aktivë

Në vendin tonë janë aktualisht 441 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1044. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 47 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar.

COVID-19 – Statistika (14 Qershor 2020)

Testime totale 20494
Raste pozitive 1521
Raste të shëruara 1044
Raste Aktive 441
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë-230
Krujë-55
Shkodër-53
Kamëz-26
Durrës-20
Vlorë-15
Lushnje-12
Pukë-11
Elbasan-4
Fier-4
Lezhë-3
Tropojë-2
Korçë-1
Librazhd-1
Mallakastër-1
Berat-1
Ura Vajgurore-1
Gjirokastër-1

Leave A Reply

Your email address will not be published.