Dita e Tokës/ Presidenti Meta: Covid-19 nuk e ndal pranverën

0 17

Pranvera ka ardhur edhe pse Shqipëria është në shtetrrethim si pasojë e masave të marra nga qeveria në lidhje me pandeminë e Covid-19, ndaj dhe njerëzit veç se nga dritarja mund të shikojë sesi pemët që kanë çelur dhe të dëgjojnë cicërimat e zogjëve. Një mesazh shpresëdhënës vjen nga Kreu i Shtetit. “Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën”! Kështu e nis reagimin e tij Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në mesazhin ndaj ditës ndërkombëtare të Tokës. Ky mesazh është i lidhur ngushtë me situatën në të cilën jeton vendi, si pasojë e Covid-19.

Postimi i plotë

Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta duam dhe ta mbrojmë më shumë Tokën, mjedisin, ekosistemin, biodiversitetin e pasur dhe pyjet e jashtëzakonshme! Uroj që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt për t’ju rikthyer bukurive tona përrallore natyrore! Gëzuar Ditën e Tokës.

Coronavirusi nuk e ndal dot pranverën! Por për një të ardhme më të shëndetshme, pa maska, doreza dhe ilaçe, duhet ta…

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 22. April 2020

Leave A Reply

Your email address will not be published.