Ditmir Bushati sulmon qeverinë për emërimet në ambasada

0 337

Sot në Komisionin Parlamentar të politikës së Jashtme u diskutua për disa emërime në ambasada dhe sidomos rasti i ambasadores së Shqipërisë në Greqi, të cilën ministri i jashtëm dhe kryeministëri Edi Rama e shkarkoi nga detyra.

Ndërkohë kryeministri ka emëruar në postin e saj Luela Hajdaraga, vajzën e Luan Hajdaragës, një personalitet i PS që nga themelimi i saj. Debati në komisionin parlamentar të politikës së jashtme kishte të bënte se zj. Hajdaraga nuk ka eksperiencë diplomatike dhe se në Greqi prej 100 e kusur vitesh, theksoi Ditmir Bushati, Shqipëria ka dërguar ambasadorë të shquar e me shumë eksperiencë. Duhen minimumi 12 vjet eksperiencë që mund të propozohesh ambasador, insistoi Bushati. Dhe kandidati që ka firmosur kryeministri nuk ka asnjë vit.

Ditmir Bushati tha se duhej që ministria e jashtme të mbronte dinjitetin e ambasadores dhe të shtetit, të cilën në vend që ta mbrojnë, e shkatërruan pabesisht. Shkarkimi është jo ligjor, shtoi ish-ministri jashtëm.

Më tej ish-ministri Bushati foli se nëse doni të dërmoni një praktikë mbi 100 vjeçare diplomatike apo të shkelni ligjin, ju si qeveri mund ta bëni, por nuk duhet. Nuk kemi premtuar si PS këtë mënyrë pune, shtoi ish-ministri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.