Dj Dagz emocionon Einxhelin, dhuratë nga qielli vetëm për të

0 189

Einxhel ka marrë një surprizë nga Dagz që e ka lënë pa fjalë. Një parashutë ka fluturuar mbi shtëpinë e Big Brother me një dedikim bashkëngjitur me foton e moderatores.

Pavarësisht se më parë ëshë thënë nga produksioni i BBV, se fluturimi i parashutave në shtëpi është i ndaluar, banorët kanë marrë shumë surpriza të tilla.

Sot parashuta që fluturoi mbi shtëpi, teksa banorët po qëndronin në oborr, ishte për moderatoren.

“Forca kukulla. Ti ke një ushtri me ty. Të duam pafund! Your supporters (mbështetësit e tu)”, shkruhej në dedikimin e bërë së bashku me foton e saj.

Gjithashtu Einxhel mori një arush nga qielli dhe u emocionua.

“Ma solli arushin”, dëgjohet ajo duke thënë ndërsa është duke përqafuar dhuratën e rënë nga qielli.

“Making her happy (duke e bërë të lumtur)”, ka shkruar Dj Dags në foton e postuar nga surpriza.

Leave A Reply

Your email address will not be published.