Djali i heroit Arjan Sala merret në përkujdesjen e shtetit, Rama: Do ta mbështesim për 20 vitet e ardhshme

0 34

Aroni, djali 5-vjeçar i Arjan Salës, heroit që humbi jetën thuajse një vit më parë nga flakët për të shpëtuar kolegët e tij është marrë nën përkujdesjen e shtetit.

Vogëlushi është në mesin e 11 të tjerëve, të cilët morën statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Në ceremoninë e zhvilluar sot në Kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama vlerësoi edhe njëherë aktin dhe shembullin dinjitoz që Arjan Sala ka dhënë, ndërsa humbi jetën e tij.

Rama theksoi se ky është një amanet i përmbushur, ndërsa Aroni do të ketë përkujdesjen e shtetit për 20 vitet e ardhshme të jetës së 3tij.

“Rreziku më i madh që i kanoset çdo kujt në fakt, por sidomos një qeverie është që të jetojë me bindjen se i di të gjitha. Janë edhe ngjarjet, shembuj, nxitje që vijnë nga kontakti intensiv me shoqërinë dhe e pasurojnë dhe çojnë përpara programin e një qeverie. Një amanet të dëgjuar pa na u thënë të gjithë këta prindër që nuk jetojnë më. Një amanet të thënë pa fjalë Arjan Sala në shtëpinë tij kur ai mungonte. Ishte e pranishme nusja e re dhe i ati, bashkë me familjarët e tjerë. ne i japim Aronit një mbështetje për 20 vitet e ardhshme me një mirënjohje të madhe jo vetëm për gjestin të atit, por edhe nxitjen që i ati u bë që ne të jemi këtu sot”, u shpreh kryeministri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.