Djalli fshihet në detaje. Edhe gjërat e Lulzimit!

0 164
Nga Genc Pollo, ish-ministër e deputet
E çuditshme që grupimi i Lulzimit i tregon publikut raportin publik të KLSh mbi inceneratorët ndërkohë që duhet të shpjegojë se çfarë u arrit nga komisioni hetimor në Kuvend.
1- Nëse tre muaj nuk mjaftuan (vëllim pune i madh; pengesa nga mazhoranca) atëhere kryetari i grupit parlamentar që kërkoi komisionin hetimor (në këtë rast zAlibeaj) duhej që me shkrim të kërkonte zgjatjen e afatit edhe tre muaj të tjerë. Kështu është vepruar përherë. Edhe kur unë kam kryesuar një komision hetimor në v. 2015 afati u shty me kërkesë të kryetarit të grupit z. Spaho e vendim të plenares.
Nëse mazhoranca do e rrëzonte kërkesën Alibeaj me votë në plenare, edhe me votën e deputetëve e ministrave të implikuar në këtë skandal, do të ekspozohej haptazi si mbulesë për skandalin; me vepra e jo me fjalë.
Grupimi i Lulzimit nuk e bëri këtë kërkesë. As nuk shpjegoi pse nuk e bëri këtë kërkesë.
2- Nëse organet shtetërore apo subjektet private refuzuan t’i japin komisionit hetimor informacionin e kërkuar prej tij atëhere me shumë gjasë kemi një shkelje jo vetëm të precedentit pozitiv e të praktikës ekzistuese por edhe një shkelje të ligjit mbi komisionet hetimore; i cili, nga natyra e tij, i përafrohet Kodit të Prcedurës Penale. Kjo shkelje, sipas ligjeve në fuqi, është vepër penale (alias krim); dhe duhet përndjekur penalisht. Kështu ka ndodhur shpesh në të shkuarën. Por nuk kemi asnjë kallzim penal nga Grupimi Lulzimi. As shpjegim pse kjo nuk ka ndodhur.
Kjo në vëmendje të publikut!
Edhe në vëmendje të gazetarëve të pranishëm në tjetrën konferencë shtypi të Lulzimit. Sidhe të gazetarëve intervistues të Lulzimit, të cilët nuk lexojnë thjesht pyetjet e paradiktuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.