Dje dha intervistë, sot ndërroi jetë. 35-vjeçari: U preka në restorant, rinia të bëjë kujdes me Covid-19

0 305

Covid-19 ka treguar që është një virus vdekjeprurës dhe nuk zgjedh. Një 35-vjeçar i shtruar tek spitali Covid 2 (Shefqet Ndroqi), humbi betejën me Covid-19 këtë të dielë. I riu të shtunën ishte pjesë e pacientëve që u intervistuan nga ”Report Tv”, në një speciale brenda ambienteve të spitalit Covid 2. I riu tha një ditë para se të vdiste se është infektuar në punë, dhe se nuk e ka kuptuar sesi gjendja e tij është rënduar.

”Isha në punë, punoja në një restorant edhe më kapi pa e ditur fare. Kisha një ngushtim në mushkëri, në frymëmarrje dhe më pas kisha këputje. Kam një mesazh për moshën e re, duhet të ketë shumë kujdes. Mua nuk ma priste mendja dhe nuk e besoja, por është një virus shumë shumë i rëndë”, u shpreh 35-vjeçari që raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi gjendja e tij është përkeqësuar papritur.

Për mjekët ishte e pabesueshme që në gjendjen e tij, 35-vjeçari gjeti forcën të flasë, ndoshta ishte amaneti i tij, për të përcjellë fuqishëm mesazhin se sa e rëndësishme është jeta.

”Ndryshe nga muajt e mëparshëm, po shohim një rritje të numrit të të rinjve të infektuar, që variojnë nga 24 në 58-vjeç, në reanimacion. Po vijnë me gjendje vërtetë të rënda. Gjithë spitali është në terapi intensive tashmë, po insistohet të gjithë me ndihmë, me monitorime, me respiratorë etj. Ndoshta neglizhenca, mos mbajtja e maskës dhe distancimit social. Përfitoj nga rasti që të apeloj që tani nuk është më kriteri i moshës, po infektohen të gjithë, kujdesi duhet nga të gjithë sepse nuk mbrojmë vetëm veten, por edhe familjen dhe jetën. Do doja që të gjithë ta kuptonin se mbajtja e maskës është më mirë se mbajtja e maskës së oksigjenit. Kjo do të na bënte më koshient të gjithëve për të luftuar për më të mirën, ne kërkojmë fitoren e jetës”,-thonë mjekët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.