Dogana në Qafë-Thanë ende e bllokuar, dhjetëra persona kalojnë natën jashtë

0 63

Pas skandalit në verë ku për disa ditë me rradhë mijëra shqiptarë prisnin nën pikun e vapës për në kaluar në Greqi nga dogana e Kakavijës, tani dhjetëra persona janë duke pritur në temperatura nën minus.

Segmenti rrugor nga Qafë-Thana në drejtim të doganës që mban të njëjtin emër ka rezultuar një ndër akset më problematike, sa i takon bllokimit nga dëbora.

Që prej mesditës së djeshme e deri mëngjesin e sotëm në këtë aks mbetën të bllokuara disa autobusë dhe mjete të vogla, pasi era e fortë bllokonte shumë shpejt rrugën. Punën e borëpastrueseve e vështirësuan edhe disa autovetura që kishin mbetur të bllokuara dhe nuk lejonin mjetet e mirëmbajtjes të pastronin rrugën.

Pas orëve të tëra të bllokuara vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur që rruga të hapet me një kah, ndërkohë që mjetet borëpastruese pastrojnë herë pas here rrugën pasi era e forta e rikthen shpejt borën në rrugë. Fatmirësisht nga ky bllokim nuk janë shënuar emergjenca në njerëz.

Leave A Reply

Your email address will not be published.