Donaldi i pikturoi portretin, Beatrix reagon e mërzitur: Pse kaq të madhe e kam hundën?!

0 201

Donald Veshaj ka pikturuar dje portretin e të dashurës së tij, Beatrix Ramosaj.

Teksa këngëtarja po rrinte në profil, Donald Veshaj e pikturoi, megjithatë vajza në letër nuk ngjasonte aspak me Beatrix Ramosajn, gjë që u vu re edhe nga vetë ajo.

“Pse kaq të madhe e kam hundën?!”, iu drejtua Beatrix Ramosaj, e cila mesa duket nuk e ka pëlqyer pikturën.

Nga ana tjetër, Donaldi e mori me sportivitet reagimin e saj duke i thënë me shaka se në fakt e ka hundën më të madhe, por në pikturë ia kishte rregulluar ai.

Çifti më pas dolën së bashku nga dhoma ku ishin, dhe këngëtarja iu tregoi të gjithëve në lidhje me pikturën “e shëmtuar” që i bëri Donaldi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.