Drafti i PS për kompetencat, Presidenti Meta: Zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste

0 341

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se nuk ka asnjë interes për draftligjin e hartuar nga mazhoranca për kompetencat e Presidentit. Nga Bylisi, ai deklaroi për gazetarët se kjo është një përpjekje puçiste nga një parlament jo legjitim, të cilin qytetatët i kërkojnë çdo ditë që ta shpërndajë një orë e më parë.

”Kam zero interes për çdo draft apo përpjekje puçiste. Ju e dini që ky është një Parlament jo kushtetues, kur dal dhe takoj qytetarët më kërkon shpërndarjen e tij të menjëhershme. Është një parlament puçistësh por për fat të keq një pjesë e mirë e tyre janë tradhëtarë dhe mercenarë. Për mua ka vetëm një interes, 25 prilli, është populli i Shqipërisë. Unë kam nisur marshimin tim si President i Shqipërisë drejt referendumit të 25 prillit dhe ky do të jetë një referendum shumë i qartë pasi mbi 95% e shqiptarëve do të votojnë për Shqipërinë në Europë, edhe ju e dini shumë mirë që kjo është një çështje që është vendosur tashmë”,-tha Meta.

Partia Socialiste do të vërë edhe një herë në provë mbështetjen nga opozita e re parlamentare. Këtë radhë është ligji për kompetencat e Presidentit që do të kërkojë së paku 83 vota në seancë. Komisioni i Posaçëm i ngritur për hartimin e ligjit mbi Presidencën, ka hartuar draftin ku përcaktohet qartë mënyra se si duhet të veprojë Kreu i Shtetit. Adnor Shameti shprehet se nuk ka të bëjë me kufizimet apo privilegjet e Kreut të Shtetit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.