Drejtor Perikliu te “Pallati 176”, ndërron jetë aktori i njohur

0 148

Arti shqiptar humbet një tjetër emër të njohur të kinematografisë. Aktori Anastas Kristofori ndërroi jetë sot në moshën 78-vjeçare për arsye ende të paditura. Kristofori mbahet mend për rolin e drejtor Perikliut në komedinë “Pallati 176”. Gjatë karrierës, ai ka interpretuar dhe në filmat “Lulekuqe mbi mure”, “Misioni Përtej Detit”, “Vendimi”, “Kush vdes në Këmbë”, etj. Në teatër, Anastas Kristofori ka marrë pjesë në shfaqjet e “Arturo Ui” dhe “Prefekti”.

Aktori i njohur ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970, ai filloi punë me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971.

Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.